Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari
Ka ndërruar jetë një 35-vjeçar i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë. Burime bëjnë me dije se 35- vjeçari ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.