Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Në respekt të Zisë Kombëtare në nder të Fatos Nanos, Top Channel ndryshon programacionin e ditës së Diel
Në respekt të Zisë Kombëtare të shpallur nga Këshilli i Ministrave ditën e nesërme në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, Top Channel do të ndryshojë të gjithë programacionin e së Dielës. Kështu, nesër, 2 nëntor, nuk do të transmetohen programet tona, “E Diell” dhe “Portokalli”. Spektakli “Portokalli” do të transmetohet vetëm në kanalin tonë zyrtar të YouTube, Premierë. Kujtojmë se ditën e nesërme në orët e paradites do të zhvillohen homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta të Premten, në moshën 73-vjeçare. Top Channel