Nesër lamtumira për Fatos Nanon, detajet e ceremonisë funebre shtetërore

Nesër lamtumira për Fatos Nanon, detajet e ceremonisë funebre shtetërore

Publikohen detajet e ceremonisë mortore që do të mbahet nesër në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano. Ceremonia funebre shtetërore do të mbahet të ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Programi i ceremonisë: 08:30 – Fillimi i homazheve publike; 11:00 – Përfundimi i homazheve publike 11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik; 12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare, informon kryeministria.