Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Kur fluturon shumë lart…”/ Fatos Nano iku me pengun që nuk u bë President? Majko zbulon bisedat
Nesër është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nanon. Në një intervistë për gazetarin e Muhamed Veliu, Pandeli Majko, pasardhës i Fatos Nanos, risjell aktivitetin politik e njerëzor të liderit historik të partisë së tij. Majko jep këtë përkufizim për njeriun që modernizoi PS dhe ia la stafetën Edi Ramës për ta ndryshuar partinë dhe fituar zgjedhjet. “Kontrovers, ironik, i mençur, ose siç i thoja unë ndonjëherë me shaka gojën e Thanasit, të të atit, por zemrën e Maries”. Pjesë nga intervista e gazetarit Muhamed Veliu: Sa ndikoi stili i tij liberal dhe ironik në formimin e një kulture të re politike brenda PS? “Kjo do të duket pak e çuditshme, por mendoj se...