Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku në SPAK, por Rama nuk e prek”,Vokshi nxjerr zbuluar qëndrimin e qeverisë: Kryeministri nuk e shkarkon dot se..
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike dhe paraqitjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në SPAK, duke e cilësuar hetimin ndaj saj si “të vonuar” dhe “të mbushur me preferenca politike”. E ftuar në një emision televiziv, Vokshi u shpreh se drejtësia duhet të kishte vepruar shumë më herët, ndërsa shtoi se hetimet po zhvillohen me standarde të dyfishta. “Thirrja në SPAK e Ballukut ishte e vonuar, duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë. Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë se në Shqipëri ka korrupsion,” tha Vokshi. “Rama po i lëshon një nga një, për të mos u prekur vetë” Deputetja demokrate akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të shpëtojë veten duke sakrifikuar bashkëpunëtorët më të afërt. “Rama do...