Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku zgjedh motrën avokate”, Vokshi alarmon: Drejtësia po kompromentohet, duhet të veprojë..
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me paraqitjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK, duke ngritur pikëpyetje të forta për mënyrën se si ajo po përballet me akuzat dhe përzgjedhjen e motrës së saj, Pamela Qirkos, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), si avokate mbrojtëse. “Balluku ka marrë avokate motrën e vet, e cila ka drejtuar KPK-në në procesin e vettingut, sepse kërkon të largojë prokurorët e çështjes,” tha Vokshi, duke shtuar se sipas informacioneve që disponon opozita, mbi prokurorët po ushtrohen presione dhe kërcënime, jo vetëm politike, por edhe nga elementë kriminalë. Deputetja demokrate ngriti pyetjen nëse në një situatë të tillë drejtësia po vepron e pavarur dhe nëse...