Nga dy finalet e Kombëtares, te turnetë kualifikues të moshave. Kalendari i plotë për gjithë ndeshjet e Shqipërisë në nëntor

Nga dy finalet e Kombëtares, te turnetë kualifikues të moshave. Kalendari i plotë për gjithë ndeshjet e Shqipërisë në nëntor

Muaji nëntor rikthen emocionet kuqezi. Ndeshje shumë të rëndësishme për ekipet Kombëtare janë të programuara, duke nisur nga Kombëtarja A që është më pranë se kurrë sigurimit të objektivit “play-off”, për të vazhduar ëndrrën drejt Botërorit 2026. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 13 nëntor në përballjen ndaj Andorrës në transfertë, në stadiumin “Andorra National”, në orën 20:45. Shqipëria do të mbyllë edicionin kualifikues më 16 nëntor me ndeshjen ndaj Anglisë, në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00. Pasi siguroi qëndrimin në Ligën B, Kombëtarja e vajzave ka në program dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë. Sfida e parë do të luhet më 28 nëntor në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, në orën 14:00. Takimi i dytë do të zhvillohet më 1 dhjetor, në stadiumin “Yusuf Ziya...