Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Raporti me policinë e shtetit është i mirë”/ Kreu i SPAK, Dumani: Ka vend për t’u përmirësuar
Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për marrëdhëniet me policinë e shtetit. Dumani tha se bashkëpunimi me policinë ka qenë i mirë, por shtoi se ka nevojë për përmirësim. Duke komentuar punonjësit e policisë që kanë rezultuar të përfshirë në grupe kriminale, ai tha se nuk bëhet pis gjithë Policia e Shtetit. “Raporti me policinë e shtetit është i mirë. Ne bashkëpunojmë me ta, me fazën e ekzekutimit të veprimeve penale, por edhe gjatë hetimit paraprak, jo në çdo çështje. Ka çështje që i kemi angazhuar oficerët e policisë në kryerjen e çështjeve të hetimeve që ndjekim. Ka vend për t’u përmirësuar, siç rezulton nga hetimet, edhe gjatë 2024, kemi pasur procedime penale që janë hetuar arrestuar punonjës të policisë së shtetit të...