Agroturizmi në krizë/ Zhupa: Investitorët e huaj pa mbështetje, zhvillimi rural do të jetë prioritet madhor i programit të PD

Agroturizmi në krizë/ Zhupa: Investitorët e huaj pa mbështetje, zhvillimi rural do të jetë prioritet madhor i programit të PD

Ina Zhupa, kandidate për deputete në Partinë Demokratike, ngre shqetësimin për gjendjen e vështirë me të cilën po përballet sot agroturizmi në Shqipëri. Në një status të bërë në rrjetet sociale, Zhupa thekson mungesën e mbështetjes nga shteti për investitorët e huaj dhe vendas që synojnë të zhvillojnë zonat rurale. Gjatë një vizite në “Botë Farm” në Finiq, të investuar nga sipërmarrësit amerikanë Shawn Simons dhe Kyle Ross-Drevlo, Zhupa theksoi se këta investitorë nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti shqiptar. “Zgjedhin të investojnë në Shqipëri dhe gjejnë dyer të mbyllura, paaftësinë e një shteti të korruptuar,” deklaroi ajo. Sipas pronarëve të fermës, fondet IPARD, të vetmet ndihma të aksesueshme nga Bashkimi Evropian për zhvillimin rural janë bllokuar për shkak të abuzimeve nga zyrtarë qeveritarë....