Goditi me grusht mjekun, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

Goditi me grusht mjekun, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka arrestuar dhe proceduar penalisht disa persona ditën e sotme për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit I. V., 40 vjeç, dhe B. X., 52 vjeç, banues në Gos, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...