Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kaos pas masakrës në Greqi, familjarët e të plagosurve “rrethojnë” spitalin, qindra forca policore zbarkojnë në ishull
Zbardhen detaje nga masakra në Kretë, ku pati të vdekur dhe disa të plagosur. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi pas një konflikti familjeve Kargaki dhe Fragkiadaki, e përqendruar në kullotat në Kretë. Autoritetet po hetojnë aktualisht informacionet në lidhje me të paktën tre autorë, njëri prej të cilëve është i vdekur dhe dy të tjerët janë plagosur dhe po trajtohen. Shkak i sherrit dyshohet se ishte një banesë. Në të njëjtën kohë, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në zonë, ku janë transferuar të gjitha forcat e disponueshme në ishull. Pas incidentit të përgjakshëm, kreu i Policisë Helenike, Dimitris Mallios, udhëtoi për në Kretë, së bashku me kreun e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar (“FBI Greke”), Fotis Ntuitsis. Përveç kësaj,...