Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shtrenjtohet bileta Kamëz-Tiranë/ Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit pa konsultim dhe pa transparencë
Nga sot, 1 nëntor, të gjithë udhëtarët që do të përdorin linjën e transportit publik Kamëz-Tiranë dhe anasjelltas, do duhet të paguajnë më shumë. Bileta e cila deri dje kushtonte 40 lekë, do të rritet në 50 lekë. Rritje me 10 lekë ka pësuar edhe linja e urbanit Paskuqan-Tiranë, e po ashtu, edhe aboneja mujore, nga 1200, në 1400 lekë. Për banorët e Kamzës, rritja e çmimit është e pajustifikueshme. “Nuk ka as kushte, dje kur erdhëm poshtë, pavarësisht rritjes së çmimit, mund të kenë qenë në autobus 300 veta”-thotë një qytetar. Ndërsa pensionistët janë ata më të indinjuarit nga kjo rritje çmimi. “1o lekë, por shtrenjtë është“; “50 dhe 50, janë shumë, çoj një bukë në shtëpi“, “10 lekë për ne janë shumë”. Por ka...