Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Cirku” treditor në Beograd turpëron Vuçiçin, mediat serbe nxjerrin zbuluar presidentin, ja sa pak njerëz morën pjesë
Marsela SHYTIA Drama politike vazhdon në Serbi nën udhëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ka vendosur t’u tregojë studentëve dhe qytetarëve rebelë që kërkojnë ndryshim se shumica e serbëve janë me të. Pra, nga e premtja deri dje në Beograd, ai organizoi një kuvend treditor “Serbinë nuk do ta japim”, ku do të promovohen “idetë e një lëvizjeje kombëtare që do të emërtohet”, siç njoftojnë mediat e kontrolluara rreptësisht. Regjimi shpërndan gënjeshtrën se do të jetë tubimi më i madh në historinë e Serbisë, mburret me një flamur 200 metra të gjatë dhe, si në të kaluarën, në Beograd vijnë serbë nga Kosova, minatorë dhe “student të ndershëm”, natyrisht për të mbështetur Vuçiçin “që po lufton për Serbinë”. Kërkesat e studentëve Mirëpo, ndodhi diçka...