Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Picieri vrau kolegun! Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri
filip shehu dhe indrit ismaillari TIRANË-Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” 41-vjeçarit Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, ngjarje e ndodhur më 28 tetor në bar-restorantin “City Lounge” në zonën e 'Komunës së Parisit'. 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. “Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41-vjecari. Ai ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty. E njëjta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku...