Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Vizita” nga Davide Iodice dhe aktorët e teatrit “Migjeni” pas “Lenghis Festival” vijon turin në skenat italiane
Nga Julia Vrapi Shfaqja teatrore “Vizita këtë sezon artistik vijon turin në skenat italiane. “Vizita” me tekst nga Fabio Pisano është e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme dhe u vendos në skenë nga regjisori italian Davide Iodice me interpretimin e trupës së aktorëve të teatrit “Migjeni”, duke shënuar dhe premierën në tetor 2023. Zyrtarisht kjo shfaqje ka hyrë në vitin e tretë të jetës saj artistike dhe do të jetë këtë mbrëmje në Lenghis Festival në Gorizia, Itali, për të vijuar më pas dhe në teatro të tjerë. Kjo bëhet me dije nga teatri “Migjeni” i qytetit të Shkodrës që thotë se pjesëmarrja në festival i paraprin turit në skenat e tjera italiane . “Më 27 tetor 2023 do ishte premiera...