Rritet çmimi i energjisë për taksitë elektrike, shoqata e taksive kundërshton: Vendim pa konsultim

Rritet çmimi i energjisë për taksitë elektrike, shoqata e taksive kundërshton: Vendim pa konsultim

Të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë një taksi elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karikimin e tyre duke filluar nga sot data 1 nëntor. Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ndërsa në orar pik çmimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e taksive elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë. Marrja e këtij vendimi e ka bërë Shqipërinë ndër vendet e para në rajon që vendos një tarifë të veçantë për këtë kategori energjie. “Duhet të shtohen pikat e karikimit dhe bizneset të investojnë në...