Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndërgjegjësimi për kancerin, ministrja takim me trupat e Këmbësorisë së Veriut/ Sala: Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve mision i përbashkët
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Evis Sala dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilluan një takim sensibilizues me gratë dhe vajzat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV) në Vaun e Dejës, me qëllim ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ministrja Sala theksoi se Programi Kombëtar i Depistimit të kancerit të Gjirit vazhdon gjatë gjithë vitit dhe apeloi për kontrolle periodike, në mënyrë që të parandalohen sëmundjet e rënda. “Programi Kombëtar i Depistimit për Parandalimin e Kancerit të Gjirit vazhdon gjatë gjithë vitit. Në janar-tetor 2025 janë kryer rreth 16 000 mamografi, nëpërmjet mamografive stacionare dhe lëvizëse – një tregues i ndërgjegjësimi që duhet të vijojë gjatë gjithë vitit, pasi parandalimi shpëton jetë. Ndjesi e bukur për mua që si ministre,...