Gjekmarkaj: Nano, figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare

Gjekmarkaj: Nano, figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të liderit historik të PS Fatos Nano. Reagimi i Gjekmarkaj:  Mesazh ngushëllimi Me hidhërim po percillet lajmi i ndarjes nga jeta i ish-Kryeministrit dhe ish-Kryetarit të Partisë Socialiste, z. Fatos Nano. Në emër tim personal dhe si Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. Z. Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare. Befasia antikonformiste, pranimi i kundershtarit si i tille e jo si armik, fjalori plot nuanca deri ne autoironi, aftësia për të bërë marrveshje e lejuar rrotacionin, vullneti reformues, mbeten vlera...