Goditi Policin e burgut në Fier, 32-vjeçari kapet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

Goditi Policin e burgut në Fier, 32-vjeçari kapet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

PAMJE NGA ARRESTIMI TIRANË-Elvis Roshi, 32 vjeç  i shpallur në kërkim, pasi kishte goditur një punonjës të burgut në Fier është arrestuar nga Forcat Operacionale në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar edhe 4 shokët e tij, të cilët e kanë ndihmuar t’u fshihet autoriteteve. Konkretisht bëhet fjalë për: Ermir Peqini, 33 vjeç, Dorian Cera, 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, Arbit Nure, 29 vjeç dhe Fabjan Muçaj, 26 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Njoftimi i policisë; Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 71”. Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe arrestohen 4 shtetas të cilët e ndihmuan shtetasin në...