Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Rama, videokartolinë lamtumire për Fatos Nanon: Miku im i dikurshëm e i rigjetur sërish!
Fatos Nano dhe Edi Rama TIRANË-Përmes një videoje, kryeministri Edi Rama ka sjellë momentet më të rëndësishme të Fatos Nanos, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, nga themelimi i PS, trazirat e '97, burgosja e deri te largimi. Kryeministri shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen. Rama e konsideron Fatos Nanon si “mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish”. "Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell...