Rama i jep lamtumirën Nanos përmes një videokartoline: Miku im i dikurshëm i rigjetur sërish, s’do ikësh kurrë nga kujtimet tona

Rama i jep lamtumirën Nanos përmes një videokartoline: Miku im i dikurshëm i rigjetur sërish, s’do ikësh kurrë nga kujtimet tona

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë lamtumirën liderit historik të PS-së Fatos Nano, me një videokartolinë në të cilën ndan momentet më të rëndësishme që shenjuan karrierën politike të tij. Nano u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas më shumë se 20 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore. Kreu i qeverisë thotë se “miku i tij i dikurshëm dhe i rigjetur sërish” u nda nga jeta pas një lufte sfilistëve me sëmundjen, por shton se nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe vendi që ka pasur në PS. “Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen,...