Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Goditi me grushte efektivin e burgjeve, arrestohet 32-vjeçari pas disa muajsh në arrati! Në pranga edhe 4 të tjerë, ja arsyeja
Policia ka vendosur në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohet se më 11 mars 2025 ka goditur me grushte një efektiv të burgut të Fierit. Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale E. R., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Gjatë operacionit, u arrstuan edhe katër të rinj që dyshohet se e ndihmuan që t’i fshihej Policisë. Shtetasit me iniciale E. P., 33 vjeç, D. C., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, A. N., 29 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët shoqëronin të riun u arrestuan për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërsa më parë lidhur me dhunimin e efektivit...