Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kaosi në Malin e Zi, si fshihet dora serbe dhe ruse, ja mesazhi që po i dërgohet Turqisë
Në Mal të Zi, ditët e fundit ka ndodhur një valë dhune kundër qytetarëve me origjinë turke, që sipas mediave si klix.ba nuk ka qenë rastësore, por pjesë e një fushate të organizuar politikisht. Sipas klix.ba, dhuna dukej e koordinuar. Në sfond, raportet midis Serbisë dhe Turqisë janë ftohur ndjeshëm. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar Ankaranë për destabilizim të rajonit pas marrëveshjes ushtarake të Turqisë me Kosovën. Sipas mediave, incidentet në Podgoricë mund të jenë pjesë e një operacioni të shërbimeve serbe, për t’i dërguar Erdoganit një mesazh se Serbia mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit. Mali i Zi, me qeveri të brishtë dhe ndikim të fortë të forcave pro-serbe, shihet si terren i përshtatshëm për këto lojëra gjeopolitike. Presidenti Jakov Milatoviç kërkoi...