Andi Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

Andi Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

Gazetari Andi Bushati komentoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë marrjen nën hetim të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimin e saj në detyrë, si dhe deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese. Bushati theksoi se standardet e ndjekura nga SPAK në rastet e mëparshme duhej të zbatoheshin edhe për Ballukun. ‘Me standardin që ka vendosur SPAK me rastin Berisha, Ahmetaj, Meta madje dhe për njerëz që nuk ishin më në detyrë, minimumi duhej të kërkonte mbajtjen e pasaportës e maksimumi pezullimin nga detyra të Ballukut. A mundet një kryeministër të mbajë një zëvendëse, kjo është ana politike, të marrë nën hetim. Edhe kjo është shumë e rëndë, po ta mendosh në një gjendje normale, pavarësisht se ne nuk jemi në gjendje normale. Por...