Fatos Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

Fatos Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

Nga Lutfi Dervishi Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sanduiç” mes “të vjetrës që shembet dhe të resë që po lindte”, ky është Fatos Nano. Ai e nisi karrierën politike në anën tjetër të barrikadës. Në momentin kur diktatura po shkërmoqej përballë presionit të kohës dhe studentëve, ndryshe nga shumë intelektualë, ai u rreshtua me Partinë e Punës. Në Dhjetor 1990, u shfaq si “njeriu liberal”, fasada që regjimi kishte nevojë ta përdorte për të treguar se “po ndryshojmë edhe ne”. Nga sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave shumë shpejt arriti majën e piramidës. Në shkurt 1991, u emërua kryeministër në qeverinë tranzitore, për t’u përballur menjëherë me grevën e minatorëve, e cila e rrëzoi qeverinë e tij. Vetëm katër...