Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Si Kadri Hazbiu para Byrosë,por me modë dhe makiazh politik”, Boçi tall Veliajn: E dënuan për tanga e bizhu, jo për 5D
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar seancën e Erion Veliajt në Gjykatë Kushtetuese, ku ish-kryebashkikau i Tiranës mori pjesë për të parashtruar argumentet e tij kundër shkarkimit nga detyra. Boçi e ka paralelizuar situatën e Erion Veliajt me atë të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, para Byrosë. Deputeti thotë se Kadriun e dënoi Hoxha për spiunazh ndërkohë që meritonte dënim për krimet çnjerëzore bashkë me Hoxhën vetë, ndërsa shton se e njëjta situatë është edhe me Veliajn, i cili, sipas tij, duhet të dënohet për akuza të tjera përveç atyre që i janë ngritur nga SPAK “Dhe Veliaj njëjtë, e dënon (akuzon) Rama (SPAK) për tanga e bizhu në vend të 5D e inceneratorëve, ku brenda është Rama vetë me të...