“Kërcënohej nga Berisha”, Nazarko tregon përplasjet e Nanos dhe mundësinë që i dha Mejdani

“Kërcënohej nga Berisha”, Nazarko tregon përplasjet e Nanos dhe mundësinë që i dha Mejdani

Mentor Nazarko, në një lidhje direkte me studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, deklaroi se “Fatos Nano u frikësua nga kërcënimet që erdhën nga fronti i Berishës për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit”. “Ndoshta duhet të supozojmë se mund të ketë patur ndonjë lloj gracke të ambasadorit Hill të asaj kohe që ishte në Maqedoni, që kishte shërbyer dhe në Shqipëri. Po flasim për 14 shtatorin 1998 ose shtatorin 1998, kur Nano që komunikonte me të i tha që kam kërcënime për jetën dhe a mund të vij në Maqedoni dhe Hilli e pranoi. Ndoshta Hilli ishte i vetëdijshëm që ky largim, kjo braktisje e detyrës praktikisht do shënonte mbylljen e karrierës së zotit Nano ose dorëheqjen e tij dhe ashtu ndodhi....