Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim! “Dosja endet nga Mirdita në Tiranë”
Janë bërë gati 8 vite që nga vërshimi i lumit Fan në dhjetor të vitit 2017, por familja Pjetri nga fshati Peshqesh, Njësia Administrative Orosh, Bashkia Mirditë, vazhdon të jetojë në kushte mjerimi. Lumi i mori shtëpinë dhe bashkia e strehoi në një kontenier të vogël metalik, ku Agustin Pjetri jeton sot i vetëm dhe i sëmurë, në pritje të një dëmshpërblimi që nuk vjen kurrë. Agustin Pjetri kujton ditën kur lumi Fan i mori gjithçka.“Në vitin 2017 shtëpinë time e mori lumi Fan. Që prej asaj kohe bashkia më solli një kontenier për të jetuar. Kam shkuar në Njësinë Administrative Orosh dhe më dhanë një dokument që konfirmon se banesa ime është në rrezik. Kam shkuar në bashki dhe më thonë se dosja është...