Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“E rëndë dhe absurde”, Bushati kritikon qëndrimin e kryeministrit ndaj Ballukut: Nuk duhet të qëndrojë në detyrë
Gazetari Andi Bushati ishte i ftuar në një studio televizive teksa komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend. Ai u ndal te hetimi ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Bushati theksoi se standardet e ndjekura nga SPAK në rastet e mëparshme, si ato të Sali Berishës, Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës, duhej të zbatoheshin edhe për Ballukun. Sipas tij, nëse për persona që nuk ishin më në detyrë SPAK ka kërkuar masa si pezullimi apo ndalimi i daljes jashtë vendit, atëherë për një zyrtare aktive si Balluku, minimumi duhej të ishte mbajtja e pasaportës dhe maksimumi pezullimi nga detyra. Ai shtoi se është e papranueshme që një kryeministër të mbajë në kabinet një zëvendëse të marrë nën hetim, duke e cilësuar këtë si një situatë të...