Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, FSHF-ja me vendim për ndeshjet e kampionatit shqiptar
Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që në të gjitha ndeshjet e fundjavës, në kampionatet shqiptare, të mbahet një minutë heshtje, në nder të kujtimit të ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Në njoftim, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se “në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje për, ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat e rëndësishme të tranzicionit politik në vend, i cili u nda sot nga jeta.” Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit. Fatos Nano, ndërroi jetë këtë të premte më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Ai ndodhej në reanimacioni për afro...