Mot i keq në New York, humbin jetën dy persona nga reshjet e dendura të shiut

Mot i keq në New York, humbin jetën dy persona nga reshjet e dendura të shiut

Nju Jork është goditur nga reshje shiu duke shkaktuar përmbytje të shumta në qytet. Sipas mediave të huaja, si pasojë e përmbytjeve dy persona kanë humbur jetën. Policia e Nju Jorkut konfirmoi se viktimat janë dy burra, të moshës 39 dhe 43 vjeç. Ngjarja e parë u regjistrua në Brooklyn, ku një 39-vjeçar u gjet pa shenja jete në bodrumin e përmbytur të një godine. Ai u nxor nga ekipet e zhytjes së FDNY dhe u transportua në spital, por mjekët konstatuan vdekjen e tij. Rasti i dytë ndodhi në zonën e Washington Heights, në veri të Manhattanit, ku u gjet trupi i një 43-vjeçari brenda një ambienti të përmbytur. Sipas Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të NYC, reshjet kanë thyer rekorde historike. Shërbimi Kombëtar i Motit...