Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Majko për Fatos Nanon: Doli nga pushteti me titullin ‘njeri’
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano. Në një postim në rrjete sociale, Majko thekson se Nano ishte një njeri që nuk tentoi t’i shpëtonte asaj që ishte dhe i provoi të gjitha. “Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte! Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri”, shkruan Majko. Në vijim të reagimit, Majko vlerëson se Nano do...