Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Personalitet kryesor i së majtës shqiptare”- Berisha mesazh ngushëllimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-liderit socialist, Fatos Nano. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit. Berisha e quan Nanon personalitetin kryesor të së majtës që reformoi Partinë Socialiste. “Fatos Nanon mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen”, shkruan Berisha.