Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Sonila Bejtjes i mbaron mandati, Begaj hap garën për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese
bajram begaj-gjykata kushtetuese TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shpallur hapjen e procedurave të aplikimit për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas mbarimit të mandatit të gjyqtares, Sonila Bejtja. Në njoftimin e Presidencës, Begaj njofton zyrtarisht përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtjas, ndërsa fton të kandidatët e interesuar të aplikojnë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës deri më 30 nëntor 2025. Begaj ka njoftuar edhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, ku përfshihen CV-ja, kopje e kartës së identitetit, formularët e vetëdeklarimit dhe aplikimit për informacion mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kritereve ligjore. Njoftimi: Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, nr. 820 Prot., datë 24.10.2025, përmes të cilit bëhet...