“50 milionë euro dëm, por në detyrë”/ Balluku merret e pandehur, reagon Bardhi: Rama mbron zyrtarët e akuzuar për..

“50 milionë euro dëm, por në detyrë”/ Balluku merret e pandehur, reagon Bardhi: Rama mbron zyrtarët e akuzuar për..

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas marrjes zyrtare si të pandehur nga SPAK të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për aferën e Tunelit të Llogarasë. Bardhi deklaron se ky zhvillim “e ka nxjerrë lakuriq Edi Ramën si mbrojtës dhe garant të korrupsionit në qeveri”, duke e akuzuar kryeministrin se flet për drejtësi, por mbron zyrtarë të akuzuar për vjedhje fondesh publike. Sipas tij, në çdo vend normal, një zyrtare e tillë do të ishte shkarkuar menjëherë, por “vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, një e pandehur për një dëm prej 50 milionë eurosh ndaj shtetit, vazhdon të qëndrojë në pushtet dhe të menaxhojë fonde publike qindra milionëshe.” Bardhi shtoi se duke e mbajtur në detyrë Ballukun,...