Ja sa vlen “Këpuca e Artë”?

Ja sa vlen “Këpuca e Artë”?

Këpuca e Artë nuk është një këpucë e zakonshme. Që nga viti 1992, ajo mban firmën e Adidas, dhe që nga viti 2000, trofeu ka marrë formën e “Predator Precision ikonik”, një nga modelet më legjendare të markës. Një këpucë e veshur në fushë nga yje si Del Piero, Zidane dhe Bekam. Këpuca që Mbapesë do të marrë këtë të premte në Santiago Bernabéu është 27.4 centimetra e gjatë, që korrespondon me një këpucë me numër 42. Sa i përket materialit, ajo është bërë nga një aliazh metali që më pas është veshur me ar, duke i dhënë asaj pamjen karakteristike të shkëlqyeshme dhe prestigjioze. Këpuca e Artë është një nga çmimet më objektive në futbollin evropian. Ajo shpërblen lojtarin që fiton më shumë pikë...