“Daullet e luftës” po bien në Karaibe, Maduro i kërkon armë e mbështetje Putinit dhe Xi Jinping!

“Daullet e luftës” po bien në Karaibe, Maduro i kërkon armë e mbështetje Putinit dhe Xi Jinping!

Ethet po rriten në Karaibe dhe “daullet” e luftës po bien, me informacione që qarkulluan të premten se anijet amerikane kanë rrethuar Venezuelën dhe kanë “kyçur” objektivat e tyre në vendin e Amerikës së Jugut. Në fakt, të njëjtat burime raportuan se vetë Donald Trump tashmë ka miratuar sulme ushtarake kundër këtyre objektivave dhe ka dhënë “dritën jeshile” që sulmet të fillojnë. Presidenti amerikan, megjithatë, u kujdes ta mohonte këtë informacion, duke u përgjigjur pa mëdyshje “jo” kur u pyet nga gazetarët në mesditë të premten (sot, 31 tetor), për të konfirmuar nëse ka marrë një vendim për veprime ushtarake kundër Venezuelës, në një kohë kur qeveria e tij ka kryer tashmë një seri sulmesh në Oqeanin Paqësor, kundër anijeve që, sipas zyrtarëve amerikanë, transportonin...