Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Hajdutët nuk vjedhin pa lejen e shefit”, Këlliçi ‘shpërthen’ ashpër: Pas Ballukut, radha i vjen Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për marrjen nën hetim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reagua pas lajmit, duke e cilësuar këtë zhvillim si një konfirmim të denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike. Ai e ka quajtur Ballukun “figurën numër 2 të qeverisë” dhe “të dytën më të korruptuar në Shqipëri pas Edi Ramës”. Në deklaratën e tij, Këlliçi thekson se kryeministri Edi Rama ndodhet në një situatë ku një ish-kryebashkiak i Tiranës ndodhet në burg, ndërsa zëvendëskryeministrja është tashmë e pandehur. “Ai nuk ka më asnjë justifikim moral, politik apo ligjor për të mbajtur të uzurpuar zyrën e kryeministrit,” deklaron Këlliçi. Reagimi: Belinda Balluku u...