Fatos Nano, demokrat në bindje po aq sa hakmarrës primitiv në marrëdhënie personale; tolerant me kundërshtarët, po aq sa cinik, tallës e përbuzës me të tijtë

Fatos Nano, demokrat në bindje po aq sa hakmarrës primitiv në marrëdhënie personale; tolerant me kundërshtarët, po aq sa cinik, tallës e përbuzës me të tijtë

“Kur Edi Rama u përforcua në pushtet, ai i shërbeu qëllimeve elektorale të këtij të fundit, në këmbin të alishverisheve të vogla me leje ndërtimi” Nga Andi Bushati- Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lëngimi të gjatë, duke iu nënshtruar edhe vdekjes fizike, pasi kishte zgjedhur, me vullnet të plotë, atë politike, këtu e shumë vite më parë. I tërhequr prej kohësh në privacinë e tij, lideri historik i PS-së është një nga figurat më simbol të politikës shqiptare të tre dekadave të fundit. Jo vetëm sepse ka drejtuar për më shumë se 15 vjet partinë më të madhe në vend, jo vetëm se ka qenë 3 herë në krye të qeverisë, por mbi të gjitha, për kontradiktat, paradokset, dyzueshmërinë që ka...