Erion Veliaj: Kë do të padis për shpifje, Nesti Angonin që nuk ekziston?

Erion Veliaj: Kë do të padis për shpifje, Nesti Angonin që nuk ekziston?

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të forta gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese. Ai e cilësoi procesin si të motivuar politikisht dhe ngriti pikëpyetje mbi bazën e kallëzimeve. “Kë do të padis për shpifje unë nëse akuzat ndaj meje nuk dalin të vërteta? Nesti Angonin që nuk ekziston?” tha Veliaj, duke vënë në dyshim ekzistencën e personit që sipas tij ka bërë kallëzimin. Ai akuzoi prokurorin e posaçëm Ols Dado për hakmarrje personale dhe shtoi se po krijohet një precedent i rrezikshëm ku “monopoli për të shkatërruar jetën” po mbivendoset mbi kompetencat e gjykatës për të dhënë drejtësi. “Nëse do ju thoja se isha në një konflikt interesi me dikë për një leje ndërtimi apo se jam këtu për shkak të një...