SPAK trondit qeverinë Rama/  Balluku shpallet zyrtarisht e pandehur, ja shkeljet për të cilat po hetohet

SPAK trondit qeverinë Rama/ Balluku shpallet zyrtarisht e pandehur, ja shkeljet për të cilat po hetohet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me paraqitjen në SPAK të zv.kryeministres njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. SPAK njofton akuzën për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës...