Belinda Balluku në SPAK: Pranova kërkesën për një çështje në hetim. Besoj te parimet e drejtësisë

Belinda Balluku në SPAK: Pranova kërkesën për një çështje në hetim. Besoj te parimet e drejtësisë

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për mediat pas daljes nga SPAK. Balluku ka thënë se është thirrur për një çështje nën hetim. “Në respekt të organeve të drejtësisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje në hetim. Si qytetare dhe si zyrtare publike e shikoj si një poroces, i cili jam shpresëplotë që do të jetë i bazuar në transparencë dhe parimet e drejtësisë në të cilën besoj”, – deklaroi ajo.