Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Shuhet Fatos Nano/ Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pasditen e kësaj të premte Reaguesve të shumtë nga politika iu bashkua edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e vlerëson Nanon për rolin e tij si udhëheqës dhe vizionar. “Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.