Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare
Ramush Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Ish-kryeministri i Kosovës shkruan se Nano ishte kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. “Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.