A do e shkarkonin nëse Veliaj do lirohej nga qelia? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave

A do e shkarkonin nëse Veliaj do lirohej nga qelia? Ja si përgjigjet përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave

Herald Jonuzaj, drejtor juridik në Këshillin e Ministrave, u pyet edhe nëse do të vijonin me shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës nëse ai do të lirohej nga qelia. Ai tha se përsa kohë është përmbushur afati i mosparaqitjes në detyrë, 3 muaj, do të shkarkohej. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin bazuar në konceptimin e afatit të përmbushjes së afatit 90 ditor ( mungesës në detyrë), pavarësisht se nëse një ditë më pas në tejkalim të këtij afati, kryetari i bashkisë do të ishte i lirë për të ushtruar funksionet”, tha ai.