Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            A do ta jepni dorëheqjen apo do përballeni me drejtësinë me mandat? Balluku futet në SPAK, shtyn gazetarët (Video)
                            Belinda Balluku u paraqit sot në Prokurorinë Posaçme për tu njohur me akuzat. Ajo u pyet nga gazetarja Klodiana Lala nëse do të jepte dorëheqjen apo do të përballej me drejtësinë me mandat, Balluku refuzoi ti përgjigjej, duke shtyrë gazetarët. Fletëthirrja për Ballukun u firmos nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi. Balluku dërgoi më herët në SPAK, motrën e saj avokate, Pamela Qirko. Ndërsa kur ora shënonte 15:11 minuta, zv/kryeministrja u pa të mbërrinte vetë. Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”. Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve....
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                    
                    
                   