“Zgjedhjet u caktuan pasi doli akti i shkarkimit”, Rusmali në Kushtetuese: Pjesa tjetër është debat hallesh njerëzore

“Zgjedhjet u caktuan pasi doli akti i shkarkimit”, Rusmali në Kushtetuese: Pjesa tjetër është debat hallesh njerëzore

Në seancën për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali tha se dekreti i kreut të shtetit erdhi pasi doli akti i shkarkimit. Sipas tij Gjykata nuk mund të shqyrtojë dekretin e Presidentit, që doli si detyrim ligjor pas shkarkimit të Veliajt. “Ju në vend të pezulloni aktin për të cilin jeni me kushtetutë kompetentë, tërhiqni një akt tjetër që nuk jeni kompetentë, për shkak se doni që të mos vijë pasoja që sjell akti që ju jeni kompetentë. Zgjedhjet caktohen për shkak se ka një akt shkarkimi. Nëse pezullohet akti i shkarkimit, pezullohet edhe veprimi i presidentit. Ne nuk u paragjykojmë, por kini parasysh që kur vihen në një pozicion të tillë, duhet të nxjerrin akte se kanë detyra për të...