Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

Pasa disa orësh i marrë në pyetje si deklarues, biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës. “E kam lënë në dorë të drejtësisë, besoj shumë në drejtësi, do veproj ashtu siç do pasojë vendimet, aeroporti do të bëhet, do jetë aeroporti më i bukur”, tha ai para gazetarëve. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bëri me dije se Pacolli u thirr nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri Andri Dervishi, për t’u pyetur si deklarues për 47 për qind të aksioneve të aeroportit dhe mosmarrëveshjen me Valdon Ademin. Marrja në pyetje e Pacollit u krye si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka. Pacolli u pyet...