Burimi: 
								Syri.net
								
							 
                                
                                    Foto © Syri.net                                
                            ‘Veliaj përballë Ramës: më tradhtuat!’ – Fjalimi që zbulon intrigat, pabesinë dhe mënyrën e funksionimit të PS
                            Pas një mungese të gjatë në skenën publike, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u rikthye sot përballë Gjykatës Kushtetuese me një fjalim 13-minutësh, ku kërkoi të mbrojë qëndrimin se shkarkimi i tij nga detyra ishte i padrejtë. Ai argumentoi se i njëjti shtet që e largoi pa respektuar prezumimin e pafajësisë, po e ndëshkon sërish sepse nuk paraqitet në zyrë. Por përtej aspektit juridik, vëmendjen më të madhe e mori mesazhi politik i fjalës së Veliajt. Në një ton të përmbajtur, por të mbushur me nënkuptime, ai shfaqi qartë ndjesinë e tradhtisë, intrigës dhe pabesisë nga strukturat e Partisë Socialiste, si edhe vetë nga Edi Rama, të cilët i krahasoi me organizatën terroriste kolumbiane FARK. Sigurisht Erion Veliajt nuk i ka ikur frika nga Edi...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   