Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit: Ndryshime në drejtimin e komisariateve

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit: Ndryshime në drejtimin e komisariateve

Foto ilustruese TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur një sërë ndryshimesh të rëndësishme në drejtimin e komisariateve të policisë, kryesisht në Tiranë, ku pothuajse të gjitha komisariatet kanë tashmë drejtues të rinj. Sipas urdhrit të ri: Kryekomisari Besmir Qibini, më parë shef i Komisariatit të Kukësit, është emëruar shef i Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Komisar Besmir Dervishi, që drejtonte më herët Komisariatin nr. 3, kalon si shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë. Kryekomisari Idriz Daulle, deri tani në krye të Komisariatit nr. 5, është transferuar si shef i Komisariatit nr. 7 në Tiranë. Kryekomisari Robert Losha, që drejtonte Komisariatin nr. 7, emërohet shef i Komisariatit të Matit. Kryekomisari Ervis Sançolli, më parë shef i Komisariatit të Matit,...